KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjen reagimi i Gjirafës: Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve
Magazina

Vjen reagimi i Gjirafës: Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve

KosovaNewss
KosovaNewss 19:39 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seriali “Rrushe” është kthyer në temën e ditës në thuajse të gjitha mediat shqiptare dhe rrjetet sociale.

Kjo pasi pak ditë më parë nisi transmetimi në kanalin Top Channel, pas një transmetimi maratonë dhe shumë të suksesshëm në platformën Gjirafa para dy viteve.

Mirëpo ajo çfarë bëri ktheu vëmendjen nga transmetimi i këtij seriali ishte titrimi shqip i vendosur në ekran, ani pse seriali është i tëri në gjuhën shqipe (kryesisht në dialektin e folur në Kosovë).

Mes shumë reagimeve dhe pikëpyetjeve që u ngritën për arsyen e titrimit nga shqipja në shqip, aktorja e rolit kryesor në serial, Doresa Rexha, njëherësh edhe kryeshefe e GjirafaVideo, pati një sqarim për publikun.

Ajo në një koment të shkruar në statusin e aktorit Shkumbin Istrefi (gjithashtu pjesë e kastit të “Rrushe”), sqaroi se titrimi në shqip ka ekzistuar edhe gjatë kohës kur seriali u transmetua në Kosovë.

“Sa për informacion, ‘Rrushe’ ka qenë e titruar edhe gjatë transmetimit në televizion të Kosovës”, ka shkruar Rexha në një përgjigje ndaj një ndjekësi.

Foto: Doresa Rexha/Facebook

Tutje, aktorja që luajti Rrushen në serialin e shumëpëlqyer, theksoi se arsyeja e vendosjes së titrave ka qenë në nderim të komunitetit të shurdh-memecëve.

“Arsyeja se pse kemi vendosur që të kemi titra është për shkak që kur e kemi transmetuar para dy viteve, kemi marrë falënderim nga Shoqata e Shurdhmemecëve pasi që kanë pasur mundësi ta përcjellin serialin, andaj për të njëjtën arsye kemi vendosur bashkarisht me Top Channel që edhe atje të ketë titra”, ka thënë Doresa..

Gjithashtu lexoni:

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!

Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë

KosovaNewss 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta
09:04 -28/06/2025
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
08:45 -28/06/2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
08:31 -28/06/2025
Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
08:27 -28/06/2025
Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?