KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zëro
Botë

Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zëro

Kosova News
Kosova News 15:35 -15/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin pas ekspozimit të përçarjes rreth përgjigjes së Evropës sa i përket luftës në Ukrainë.

Lideri francez ka paralajmëruar se “siguria e Evropës dhe e francezëve është e rrezikuar” dhe nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria e Evropës do të “ulet në zero”, raportoi BBC.

Por Scholzi ka qenë më i kujdesshëm, duke përjashtuar dërgimin e raketave gjermane “Taurus” në Ukrainë.

Ukraina rrezikohet nga mungesa e armëve. Meqë Gjermania mbetet burimi kryesor evropian për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, kancelari gjerman ka pasur presion për të zgjeruar ndihmat e qeverisë së tij, meqë edhe ndihma 60 miliardë dollarëshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bllokuar nga Kongresi i Republikanëve.

Kryeministri polak, Donald Tusk, i cili iu bashkua dy liderëve në Berlin më vonë, ka thënë se është në dorën e tri shteteve të tyre “për të mobilizuar të gjithë Evropën” për të ndihmuar Ukrainën.

“Solidariteti i vërtetë për Ukrainën? Më pak fjalë, më shumë municione”, ka shkruar Tusku në rrjetet sociale të premten.

Ky takim ka ardhur pas sulmit të Rusisë në jug të Ukrainës në qytetin Odesa, ku mbetën të vrarë të paktën 14 njerëz dhe u lënduan 46 të tjerë, në mesin e tyre edhe stafi mjekësor.

Macroni ka paralajmëruar se Rusia është duke synuar të zgjerojë fuqinë e saj dhe nuk do të ndalojë tani:

“Nëse e lëmë të vetme Ukrainën në luftë, humbja e saj do të kërcënojë edhe Moldavinë, Rumaninë dhe Poloninë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në rrjetet sociale se i ka thënë liderit gjerman që prioritetet e Ukrainës ishin “automjetet e blinduara, artileria dhe mbrojtja ajrore”. Sipas tij, arsyeja pse Rusia ka avancuar kohëve të fundit në fushëbetejë ka qenë mungesa e municioneve dhe u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s për të furnizuar Ukrainën me çka i nevojitet.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 15/03/2024 15/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?