KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Macron hap konferencën e ndihmës në Gaza me apel ndaj Izraelit që t’i mbrojë civilët
Botë

Macron hap konferencën e ndihmës në Gaza me apel ndaj Izraelit që t’i mbrojë civilët

Kosova News
Kosova News 12:16 -09/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hapur konferencën për ndihmat në Gaza të enjten me thirrjen që Izraeli t’i mbrojë civilët teksa lufton Hamasin, duke thënë se “të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë”.

Mbledhja në Paris tuboi së bashku zyrtarë nga vendet perëndimore dhe arabe, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare, me synimin për të ofruar ndihmë urgjente për civilët në Rripin e Gazës që po goditet nga Izraeli në luftën e tij kundër Hamasit.

Autoritetet izraelite nuk po marrin pjesë në bisedime, ka njoftuar zyra e Macronit. Macron përsëriti thirrjet për një pauzë humanitare në operacionet e Izraelit. Ai tha se duke sulmuar Izraelin më 7 tetor, Hamasi “mori përgjegjësinë për ekspozimin e palestinezëve ndaj pasojave të tmerrshme” dhe ai përsëri mbrojti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Mirëpo Macroni theksoi gjithashtu se civilët duhet të mbrohen, raporton AP.

“Është absolutisht thelbësore. Është e panegociueshme. Të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë dhe nuk ka standarde të dyfishta për ne me vlera universale dhe humaniste”, ka theksuar Macron. “Lufta kundër terrorizmit nuk mund të kryhet kurrë pa rregulla. Izraeli e di këtë. Kurthi i terrorizmit është për të gjithë ne i njëjtë: t’i dorëzohemi dhunës dhe të heqim dorë nga vlerat tona”, shtoi ai.

Më shumë se 1.5 milion njerëz – ose rreth 70% e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1.2 miliardë dollarë nevojiten për t’iu përgjigjur krizës në zonat palestineze.

Kryeministri Kurti në Paris, sonte pjesë e darkës me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Forumin e Paqes
Mblidhen në Paris liderët e 80 vendeve për të diskutuar rreth Gazës, nuk ftohet Izraeli

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 09/11/2023 09/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?