KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet “dostave”, Komuna e Prishtinës mohon akuzat
Lajme

LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet “dostave”, Komuna e Prishtinës mohon akuzat

Kosova News
Kosova News 15:50 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Reçica, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me menaxhimin e pishinës së Gërmisë.

Reçica nëpërmjet një postimi në Facebook, ka hedhur dyshimet se ky aset po tentohet t’u jepet në shfrytëzim dostave.

“Bazeni i Gërmisë është i qytetarëve të Prishtinës. Veç te na ndodhë që një aset të ndërmarrjes me kqyr me bankrotu, që mandej me japë në shfrytëzim dosave. U mburrshin se qysh i ka pas afër 20k vizitor, e sivjet paskan vendosë me e jap komplet një operatori ekonomik në shfrytëzim edhe ato me kontratë për dy vjet, me çfarë preteksti ende nuk kanë treguar”, ka shkruar ai.

Tutje, ai thotë se ka pasur tendenca edhe për të fshehur këtë thirrje për tenderim.

“Çka është tjetra e keqe këtu që kjo thirrje është vendos vetëm në web të ndërmarrjes NPL Sport Marketing SH.A. edhe askund tjetër (d.m.th në web as në rrjete sociale jo që mos me pa askush) ku menjëherë lindin dyshimet pse është fshehur kaq shumë kjo thirrje për tenderim”, shton tutje ai.

Por, këto akuza të asamblistit të LVV-së, i kanë hedhur poshtë nga Komuna e Prishtinës.

Arbëresha Fazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, deklaroi për Telegrafin se Pishina e Gërmisë do të jepet në bashkëmenaxhim.

“Duke ditur vështirësitë financiare dhe operative të Ndërmarrjes “Sport Marketing” gjatë 15 viteve paraprake dhe të tanishme, Menaxhmenti i Ndërmarrjes me Bordin e Drejtorëve duke u bazuar në Biznes Planin e aprovuar vjetor dhe Rregulloret e Brendshme të ndërmarrjes në fuqi, kanë vendosur që Pishinën e Gërmisë ta japin në bashkëmenaxhim me një kosto më të lartë se të hyrat të cilat ndërrmarja normalisht i gjeneron brenda sezonës verore në të cilën operon”, ka pohuar ajo.

Fazliu shtoi tutje se “kjo do të ndikojë në kualitetin e shërbimit karshi qytetarëve dhe poashtu do të lehtësojë menaxhimin e Pishinës për nga ana financiare dhe operative, duke pas parasysh vështirësitë dhe mungesën e punëtorëve gjatë sezonit veror”.

Gjithashtu, ajo tha se  thirrja për ofertim ka qenë e publikuar në faqen zyrtare të ndërmarrjes dhe poashtu në gazetë zyrtare, ashtu siç e parasheh edhe rregullorja e ndërmarrjes duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

“Me bashkëmenaxhim nënkuptojmë ndarjen e përgjegjësive dhe poashtu të të hyrave financiare, ku si rezultat do të kemi shërbime më të mira, higjienë të kontrolluar dhe personel të shtuar, duke mos ndryshuar çmimoret në fuqi”, tha mes tjerash ajo.

Gjithashtu lexoni:

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Kosova News 27/05/2024 27/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?