KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV dorëzon padi kundër NPB-së dhe 3 kompanive, shkak projekti 120 milionësh
Politikë

LVV dorëzon padi kundër NPB-së dhe 3 kompanive, shkak projekti 120 milionësh

Kosova News
Kosova News 12:54 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore(NPB) dhe tre kompanive private, në lidhje me projektin për ndërtimin e përbashkët në vlerë prej 120 milionësh, në mes të NPB-së dhe tre kompanive private.

Egzon Azemi, përfaqësues i Vetëvendosjes, në një deklarim për media para Gjykatës Themelore tha se padia u drejtohet kompanive private që janë pjesë e konzorciumit dhe NPB-së, që sipas tij, po rrezikon pasurinë publike të kryeqytetit.

“Ju bëjmë thirrje organeve të rendit që sa më parë ta trajtojnë këtë lëndë, pasi që rreziku që po i kanoset sigurisë publike është shumë i lartë. Duke u bazuar në Ligjin për ndërmarrjet publike, ku theksohet se ndërmarrjet janë pronë e kuvendit komunal, sot 17 asamblistë kanë dhënë pëlqimin për të ushtruar këtë padi, ndaj konzorcioumit të kompanive dhe ndërmarrjes banesore”, tha Azemi.

Ai bëri të ditur se krahas padisë, është dorëzuar edhe kërkesa për caktimin e masës së përkohshme, për mos zbatim të kontratës së nënshkruar në mes të NPB-së dhe kompanive private. Azemi ndër të tjera, përmendi edhe shkelje të shumta ligjore, që sipas tij kanë filluar qysh nga hapja e thirrjes për investim në pronën publike, ku nuk kishte as njoftim apo diskutim publik.

Më 4 nëntor 2021, në KALLXO.com është publikuar hulumtimi që pikërisht tregon për projektin e dyshimtë të Ndërmarrjes Publike Banesore, në vlerë 120 milionë euro, për ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit.

Në këtë hulumtim tregohet se si ish bordi i drejtorëve kishte shkarkuar kryshefin ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhajn, në pretendimet për shkelje ligjore gjatë projektit në Lakërishte. Vendimi për shkarkimin e kryeshefit nuk ishte protokuluar nga stafi i NPB-së dhe si rrjedhojë tre ditë më pas, aksionarët e Ndërmarrjes kishin shkarkuar dy anëtarët e Bordit. Gjithashtu, në hulumtim tregohet për procedurat e dyshimta të përzgjedhjes së kompanive fituese, kufizimin e konkurencës, mungesën e transparencës si dhe shkaktimin e rrezikut ndaj banorëve për rreth tokës ku synohet ndërtimit i projektit, përmes ekspozimit ndaj materialeve me përmbajtje të azbestit.

Javën e kaluar, Policia kishte kryer bastisje në NPB. Bastisja u krye për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.Këtë bastisje, NPB-ja e ka konsideruar që ka pasur shkelje ligjore.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media e ka quajtur anti-ligjor dhe politik procesin e bastisjes së policisë, pasi thotë se për një orë gjatë këtij aksioni janë fikur kamerat e sigurisë në NPB. Në ndërkohë, me 25 korrik 2022 është shkarkuar kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxhaj, nga bordi i drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje
10:07 -29/07/2026
Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët
09:33 -29/07/2026
MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?