Inter Miami ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me sulmuesin uruguaian Luis Suarez, duke siguruar shërbimet e tij edhe për sezonin 2025 të MLS.
Tridhjetë e shtatë vjeçari ka qenë një ndër futbollistët kryesorë të ekipit në vitin 2024, ku ka shënuar njëzet gola.
Presidenti i operacioneve të futbollit në Inter Miami, Raul Sanllehi, ka theksuar rëndësinë e tij për ekipin. “Ai performoi në nivelin më të lartë për ne, dhe jemi të lumtur që do ta shohim ta vazhdojë këtë edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Sanllehi.
Pas nënshkrimit të kontratës, Suarez ka ndarë emocionet e tij për qëndrimin në klub.
“Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar që do të vazhdoj edhe një vit tjetër dhe që do të mund të shijoj të qenit këtu me këtë tifozeri, e cila për ne është si familje”, ka thënë Suarez. “Ndjejmë një lidhje shumë të veçantë me ta dhe shpresojmë që vitin tjetër t’u sjellim edhe më shumë gëzim”.
Gjatë karrierës së tij, Suarez ka luajtur për klube prestigjioze si Barcelona, Ajax, Atletico Madrid dhe Liverpool.


