Trajneri spanjoll i futbollit, Luis Enrique, është një nga kandidatët kryesorë për trajnerin e ri të Chelseat, sipas mediave britanike.
Ky informacion u raportua fillimisht nga mediat në Spanjë, ndërsa tashmë në Ishull është bërë një “bujë” për nënshkrimin e mundshme të Enrique.
Chelsea aktualisht është pa një trajner, pasi Graham Potter u shkarkua së fundmi.
Klubi londinez do të drejtohet nga Bruno Saltor në pjesën e mbetur të sezonit.
Mediat britanike kujtojnë se trajneri spanjoll së fundmi ka deklaruar se do të dëshironte të punonte në Premierligë.
Enrique, 52-vjeçar aktualisht është pa skuadër, pasi u largua nga kombëtarja spanjolle në fund të vitit të kaluar pas dështimit në Botërorin e Katarit.
Ai më parë ka drejtuar Barcelonën, Celtën dhe Romën.
Mauricio Pochettino, Julian Nagelsmann, Luciano Spalletti dhe Oliver Glasner janë ndër kandidatët tjerë për trajner të Chelseat.