Liverpool ka marrë një fitore komode me rezultat 3-0 ndaj Nottingham Forest, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit anglez.
Golin e avantazhit Liverpooli e gjeti në minutën e 31-të përmes Diogo Jotas i cili shënoi lehtësisht në portën e zbrazur për rezultatin 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 35-të, të besuarit e Klopp arrijnë të dyfishojnë rezultatin, ku kësaj radhe protagonist ishte Nunez i cili poashtu shënon në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Szoboszlai.
Mohamed Salah u fut në listën e realizatorëve në minutën e 77-të pasi shfrytëzoi një gabim të portierit mysafir për të çuar shifrat në 3-0.
Liverpooli pas kësaj fitoreje shkon në shifrën e 23 pikëve, duke përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare.


