Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen në udhëtim ndaj Bournemouthit. Të dielën mbrëma, Liverpooli fitoi 4:0.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 21-të të Premier Leagues. Darwin Nunez e Diogo Jota shënuan nga dy gola për fitoren e thellë.
Nunez shënoi në minutën e 49-të dhe të 93-të, ndërsa Jota në minutën e 70-të dhe të 79-të.
Liverpooli është lider në Premier League me 48 pikë. Manchester City është i dyti me 43 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Arsenali e Aston Villa po ashtu kanë nga 43 pikë. Bournemouthi është i 12-ti me 25 pikë.


