Lista Serbe ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që nis të premten.
Këtë ky subjekt politik e ka arsyetuar me gjoja “dëbimin” e serbëve nga Qeveria.
Sipas LS, pjesëmarrja në regjistrim “do të ishte poshtërim i madh për popullin tonë”.
Pjesëmarrja në regjistrim të popullsisë kërkohet me ligj dhe në rast refuzimi, qytetari mund të penalizohet me 30 deri në 2,000 euro.
Megjithatë, për Listën Serbe ky është thjesht tentim për frikësim dhe se nuk do ta pranojnë.


