KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohen me kusht Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari
Siguri

Lirohen me kusht Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari

Kosova News
Kosova News 12:27 -21/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), Ekaterina Trendafilova, ka vendosur modifikimin e dënimeve të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre sot me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse.

Në njoftim thuhet se këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga trupi gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.

“Për marrjen e vendimit, kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat  Januzi dhe Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre.

Vendimet e Kryetares, që janë vendimi i tretë dhe i katërt mbi uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimeve, mund t’i gjeni këtu në faqen e internetit të DHSK-së (Januzi; Bahtijari).

“Procedura në lidhje me uljen, modifikimin dhe ndryshimin e dënimit sipas nenit 51(2) të Ligjit, është procedurë më vete. Kur personi i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtën që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Zhbllokimi i krizës politike, kërkohet koalicioni LVV – PDK

Izmaku e Nismës: Vendi mund të dalë nga kjo situatë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, jemi të hapur për të kontribuar

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Kosova News 21/02/2025 21/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
broken clouds
8° _ 6°
82%
3 km/h
Mon
18 °C
Tue
21 °C
Wed
18 °C
Thu
14 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e ShBA-së po i forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
22:35 -25/05/2025
Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali
22:17 -25/05/2025
BMW zbulon M2 CS të shumëpritur
22:14 -25/05/2025
Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare
21:30 -25/05/2025
Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare
20:34 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?