KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë
Lajme

Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -25/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç komunikacionit të ngarkuar, qytetarët e Prishtinës po përballen me sfida të shumta lidhur me transportin publik, veçanërisht me ngarkesën e madhe në autobusët urbanë. Nga komuna e Prishtinës ende nuk kanë përgjigje se kur do të vijnë 30 autobusë të rinj. Ndërkaq, ekspertë të komunikacionit po vlerësojnë se rritja e numrit të autobusëve do të ndikojë edhe në lirimin e trafikut.

Qytetarët e Prishtinës të cilët përdorin autobusët e transportit publik, po përballen me sfida të shumta, kjo si pasojë e numrit të vogël të autobusëve, sidomos në disa linja. Disa nga ta i thanë Radio Kosovës se në kryeqytet, autobusët shpesh janë të mbingarkuar, duke krijuar pakënaqësi dhe vështirësi për udhëtarët, veçanërisht për të moshuarit, nxënësit dhe punëtorët që mbështeten në këtë shërbim për udhëtimet e përditshme.

“Përditë gati përballemi me problemin e transportit. Ka shumë ngarkesa, sidomos në këtë lidhjen që udhëtoj unë e që është 4-shi për Kodër të Diellit. Mund të them që kur shkoj në punë në mëngjes dhe kur kthehem, nuk ka vend me hy në autobus, se mos të flasim për me u ulë. Është tepër e nevojshme m’u rrit numri i autobusëve në qytet. Ka pak autobus edhe janë shumë të mbushur, sidomos në mëngjes, mesditë dhe pasdite,  kur krejt po lëshohen prej punës prej shkolle”, i tha një qytetar Radio Kosovës.

Se shtimi i autobusëve të transportit publik është  i nevojshëm për qytetarët, pasi ata po përballen me pritje të gjata dhe ngarkesa të autobusëve, e thotë edhe eksperti i komunikacionit , Nol Dedaj.

Ai i tha Radio Kosovës se ardhja e autobusëve të rinj do të ndikojë edhe në lirimin e komunikacionit në kryeqytet.

“ Rritja e numrit të autobusëve është e nevojshme pasi kjo do të ndikojë edhe në lirimin e komunikacionit dhe qytetarët do të lëvizin më lehtë pasi me autobus mund të udhëtojnë 60 apo deri në 100 qytetarë. Shumë qytetarë nuk kanë vend për t’u ulur dhe mbesin në këmbë”, theksoi ai.

Nga Komuna e Prishtinës ende nuk kanë përgjigje se kur pritet të arrijnë autobusët e rinj. Eksperti për Digjitalizim dhe Telekomunikacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, tha se 30 autobusë të rinj aktualisht janë në fazën e vlerësimit, proces i cili po menaxhohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

”Procesi i prokurimit për 30 autobusë të rinj është aktualisht në fazën e vlerësimit dhe po menaxhohet nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Si komunë, nuk mund të paragjykojmë mënyrën se si do të zhvillohet ky proces përpara se të përfundojnë të gjitha procedurat përkatëse, përfshirë edhe ato që lidhen me disbursimin e kredisë nga BERZH. Prandaj, është ende herët të jepet një datë e saktë se kur do të arrijnë autobusët e rinj. Nga totali prej 30 autobusësh, 24 janë me naftë (Euro 6) dhe 6 janë elektrikë. Paralelisht, po punojmë ngushtë me operatorët privatë të transportit për të përmirësuar dhe azhurnuar flotën ekzistuese. Sipas kushteve të kontratës, të gjithë operatorët janë të obliguar që brenda një viti nga nënshkrimi i kontratës të blejnë autobusë të rinj që përmbushin standardin Euro 6”, tha Braha.

Pavarësisht përpjekjeve të Komunës për të përmirësuar shërbimet, kërkesa e madhe për transport publik nuk po përmbushet plotësisht. Përmirësimi i transportit publik do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, por edhe në uljen e trafikut dhe ndotjes në qytet.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

KosovaNewss 25/05/2025 25/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?