Familjari i dy prej të arrestuarve nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë, Labinot Maliqi tregoi se vëllai i tij, Dervish Maliqi dhe dhëndri Esat Muqolli u liruan sot nga një vendim i Gjykatës në Serbi.
Maliqi tha se ata akuzoheshin kinse se në vitin 2020 e kanë goditur një kontejnerë të mbeturinave.
“Katër i kanë liru sot, ndër ta vëllanë dhe dhëndrin tim. Të katërtit akuzoheshin se kinse në vitin 2020 e kanë rrok një kontejnerë të bërllogut”, tha ai per telegrafin.
Maliqi tregoi se aktualisht janë duke u kthyer për në Kosovë bashk me vëllanë dhe dhëndrin dhe se të dy janë shumë mirë me shëndet.


