Skuadra e Lirisë ka filluar me përforcime në këtë merkato.Edhe pse pak me vonëse, klubi i Lirisë ka menduar që të transferojë disa lojtarë cilësorë.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Liria ka arritur transferimin e sulmuesit shqiptar, Valmir Berisha, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe tek Roma.Berisha është 27 vjeçar dhe ka luajtur në disa skuadra mjaft të njohura evropiane në të kaluarën. Ai ka qenë pjesë e Romës, Panathiaikos, Velez Mostar.


