Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një video, duke konfirmuar një rast të rrallë që është trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Bëhet fjalë për foshnjën e lindur nën peshë në javën e 26, e cila pas trajtimit 2 muajsh është lëshuar nga spitali në gjendje mirë shëndetësore.
Në këtë klinikë, gjatë vitit 2022, kanë gjetur trajtim 9554 foshnje dhe fal rritjes së kujdesit, është ulur numri i vdekshmërisë.