KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Limaj rrëfen detaje nga vizita e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Gardiani nuk më kishte harruar, më përqafoi
Lajme

Limaj rrëfen detaje nga vizita e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Gardiani nuk më kishte harruar, më përqafoi

Kosova News
Kosova News 22:53 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselin, dhe ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.

Limaj ka rrëfyer për rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetësh, duke thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar.

“S’kam besuar që do të vijë një situatë e tillë. Që do të kthehem pas 20 viteve si vizitor për t’i vizituar bashkëluftëtarët e mi, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtet ndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.

“Kur kam hyrë në Holandë më janë kujtuar të gjitha sakrificat e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëj vizitë në Hagë. Familjarët e mi më kanë ardhur më kanë vizatuar për 3 vite me radhë. Edhe unë i ndjeva ato dhimbje, vuajtje, sakrifica, të cilat ata i kanë kaluar gjatë gjithë asaj sfide që unë kam pasur, sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai.

Më tej, Limaj ka thënë se në ndërtesën e burgut të Hagës ishte mësuar që ta vizitonin e jo t’i vizitonte të tjerët.

“Me dilte parasysh takimi me familjarët e mi, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e di mirë, edhe për atë hezitojë, s’e dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë [bashkëluftëtarët]”, ka thekuar ai.

Ndërkohë, kryetari i Nismës ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut, të cilët e kishin ruajtur atë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.

“Njëri nga gardianët më njohu, me thirri “Limaj”, edhe u përqafova më të, pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thashë “nuk më paske harruar”, ma ktheu, tha “nuk paske ndryshuar’”, ka treguar Limaj.

Ndërkohë, ai ka thënë se po e ka të vështirë t’i përshkruajë emocionet e tij nga takimet me ish-shokët e luftës.

“Fatkeqësisht janë aty ku janë, por fatmirësisht mirë e dinë pse janë, nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë, por janë për shkak të një vepre të madhe, lirisë së Kosovës, e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj.

Gjithashtu lexoni:

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?