Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk dha sqarime se pse ka abstenaur në votimin e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit. Ai shkurt ka thënë se “e drejta ime për të abstenuar”.
Ndërsa, votimin e raportit për verifikimin e mandateve, Limaj e ka quajtur hap pozitiv dhe ka thënë se është me rëndësi që i ka deputetët e rinj.
“Unë besoj që shumë shpejt edhe këto pjesët e tjera do të përfundojnë”, tha ai.