KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji për Tatimin në Pronë përplas ministrin Murati me deputetin e LDK-së
Ekonomi

Ligji për Tatimin në Pronë përplas ministrin Murati me deputetin e LDK-së

Kosova News
Kosova News 15:36 -18/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronë.

Raportimi i tij u përcoll me kritika nga deputetë të partive opozitare të cilët thanë se komunave do t’u bien të hyrat për shkak të vendimit të ministrisë për faljen deri në 100 euro nga fatura e tatimit.

Ndërsa, ministri Murati tha se përmes këtij projektligji do të lehtësohet barra e qytetarëve.

“Ideja ka qenë për zbritjen e 100 eurove të para që të lehtësohet barra e qytetarëve. Për vitin 2024 janë paraparë disa ndryshime pasi shuma e zbritur nga vlera e tatimit në ligjin  aktual është 15 mijë euro, derisa në ndryshimin e ligjit të ri do të jetë 30 mijë euro. Për vitin 2025 këto zbritje vlejnë dhe shkalla tatimore kthehet në progresive bazuar në vlerën e pronës që ka një pronar”, ka deklaruar ai.

Ministrit Murati i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili kërkoi sqarime se si do t’ia kompensojë komunave rëniet e të hyrave.

“Ky është një ligj shumë i rëndësishëm për të kaluar në diskutim publik. Në janar të vitit 2023 qytetarët i kanë marrë dyfish më të larta faturat. Nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’i bërë këto vlerësime të pronave. Andaj kemi pasur disa anomali që disa lagje në Prishtinë janë tatimuar më pak se disa në Fushë-Kosovë. Një reformë kaq e madhe të kalojë në këtë mënyrë është e dëmshme. Për shembull nga rreth 92 mijë fatura  në komunën e Prishtinës, 47 mijë janë me vlerë deri në 100 euro dhe 44 mijë janë me vlerë mbi 100 euro. Me vendimin që e keni marrë ju 6.8 milionë euro falen. Si do të kompensohen këto para? Për shkak të kësaj falje do të bien të hyrat e komunave”, ka deklaruar ai.

Mirëpo ministri Murati tha se të hyrat e komunave do të vazhdojnë të jenë të larta edhe pas faljeve tatimore.

Ndaj tij replikoi deputeti Hoti i cili tha se ministri nuk e ka idenë se çfarë po bënë.

Ndërkaq, gjatë raportimit deputetë të pozitës kërkuan sqarime nëse për vendimin Ministria e Financave ka konsultuar edhe komunat.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 18/04/2023 18/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?