KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lidhja midis ajrit të ndotur dhe sëmundjes së demencës
Shëndetësi

Lidhja midis ajrit të ndotur dhe sëmundjes së demencës

Kosova News
Kosova News 14:03 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

Prekja e funksioneve konjitive shoqërohet shpesh, dhe zakonisht paraprihet, nga përkeqësimi i kontrollit emocional, sjelljes shoqërore dhe motivimit.

Prej kohësh dihet se ndotja mund të dëmtojë zemrën dhe mushkëritë, por hulumtimet e reja zbulojnë se si ajo ndikon edhe në shëndetin e trurit.

KosovaNews ju njeh më poshtë me hulumtimin e ri rreth ndikimit të ajrit tejet të ndotur në shëndetin e trurit.

Çfarë tregon studimi rreth ndotjes së ajrit dhe demencës?

Një studim afatgjatë lidh ekspozimin ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, me një rrezik në rritje të prekjes nga demenca.

“Ne zbuluam se një rritje prej 1 mikrogram për metër kub ekspozimi në ajër të ndotur, lidhej me një rrezik të shtuar të zhvillimit  të kësaj sëmundjeje”, tha autorja kryesore e studimit Rachel Shaffer, që kreu studimin në Departamentin e Shkencave të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin e Uashingtonit.

Një rritje e lehtë e niveleve të ndotjes, gjatë një dekade në lagje të caktuara, u shoqërua me një rrezik më të madh të demencës për banorët.

“Ne e dimë që demenca zhvillohet për një periudhe të gjatë kohore”, tha ajo.

“Duhen vite, madje edhe dekada, që këto patologji të zhvillohen në tru. Prandaj ishte e nevojshme të vlerësonim ekspozimin e banorëve gjatë për një periudhë të zgjatur kohore.”

Ndotja e ajrit njihet si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për demencën.

Studimi sugjeron se ndotja e ajrit mund të dëmtojë trurin dhe se zvogëlimi i ekspozimit të njerëzve ndaj ajrit të ndotur mund të ndihmojë në uljen e niveleve të demencës.

“Fillimisht mendonin se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur shkaktonte vetëm probleme me frymëmarrjen, pastaj kuptuam se ai ka gjithashtu ka efekte të padëshirueshme kardiovaskulare, dhe tani kemi dëshmi të efekteve të tij në tru”,  shprehen studiuesit.

Ata vënë në dukje se një mënyrë se si individët mund të ulin rrezikun këtë rrezik, është duke mbajtur një maskë.

Studiuesit shprehen gjithashtu se nuk është e drejtë që vetëm njerëzit ta mbajnë këtë barrë mbi supe.

Duke u bazuar në këto të dhëna, politikat në nivel lokal dhe kombëtar, mund të vihen në lëvizje për të kontrolluar burimet e ndotjes së grimcave të ajrit.

Gjithashtu lexoni:

Shpresë për Zemrat e Vogla: 12 fëmijë me sëmundje të lindura trajtohen falas nga mjekë turq në QKUK

Hapet QKMF-ja e re në Mitrovicë

Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte

Skanime falas për kancerin e lëkurës në Pejë, pjesë e fushatës kombëtare të vetëdijesimit

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Brusi, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje
20:15 -31/05/2025
Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n
20:02 -31/05/2025
Nata më e madhe e sezonit, Paris Saint-Germaini dhe Interi publikojnë formacionet zyrtare
19:55 -31/05/2025
Tahir Batatina me reagim thumbues pasi Llapi siguroi mbijetesën në Superligë
19:51 -31/05/2025
Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përmes penalltive
19:01 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?