KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
Botë

Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit

Kosova News
Kosova News 21:58 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se diçka e tillë “do t’i jepte fund konfliktit” mes dy armiqve të përbetuar.

Në një intervistë 20-minutëshe për rrjetin televiziv amerikan, ABC News, lideri izraelit ka insistuar që operacioni i shtetit të tij kundër Iranit është i justifikueshëm, dhe e ka krahasuar Khamenein me “Hitlerin modern”.

Mirëpo, kur është pyetur për raportimet se presidenti amerikan, Donald Trump e ka kundërshtuar planin e Izraelit për të vrarë liderin suprem, për shkak të shqetësimeve se do të përshkallëzonte konfliktin Iran-Izrael, Netanyahu ka thënë se mendon ndryshe.

“Nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, do t’i japë fund konfliktit”, ka thënë ai.

“Lufta pa mbarim është ajo që e dëshiron Irani dhe ata janë duke na çuar në prag të luftës bërthamore”, ka deklaruar Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja.

“Në fakt, ajo që po bën Izraeli është se po e parandalon këtë, po i jep fund agresionit dhe ne mund ta bëjmë këtë duke iu dalë ballë forcave të armikut.”

Netanyahu nuk ka dhënë informacione nëse Izraeli e ka në shënjestër Ayatollahun, dhe vetëm ka thënë se po bëjnë “atë që duhet të bëhet”.

Kryeministri izraelit e ka përshkruar konfliktin e Izraelit me Iranin si “betejë të civilizimit kundër barbarizmit”.

Sipas tij, amerikanët duhet të jenë thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet e Teheranit për të poseduar armë bërthamore, dhe nga kapacitetet në rritje me raketat balistike.

“Sot është Tel Avivi, nesër është New Yorku”, ka thënë Netanyahu.

Më vonë, ai ka thënë në një konferencë për media se Izraeli është duke ndryshuar “fytyrën e Lindjes së Mesme” me fushatën e tij kundër Iranit.

Ai ka thënë se Izraeli i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme.

Ndër tjera, Netanyahu ka pretenduar se perceptimi i iranianëve për qeverinë e tyre ka ndryshuar.

“Ata e kuptojnë se regjimi është më i dobët sesa që kanë menduar.”

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Netanyahu: Jemi në rrugën drejt fitores, kontrollojmë plotësisht qiellin mbi Teheran

Irani përgatitet të largohet nga traktati bërthamor

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A
21:32 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?