Shumë shqiptar të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Fillimi i gushtit ka shtuar fluksin e udhëtarëve në pikën kufitarë në Morinë.
Rreth 8 mijë persona kanë hyrë në vendin tonë vetëm orët e parë të së shtunës. Veç shqiptarëve nga Kosova janë dhe turistë nga vende të rajonit, abcnews.al
“Jam nga Shkupi dhe bashkë me familjen time po shkojmë në Durrës, më sakte në Golem. Aty pushojmë prej tre vitesh. Është vend shumë i mirë e na pëlqen. Sigurisht që është edhe i lirë për nga ana ekonomike. Do te mbetet i preferuar jo vetëm për familjen time por edhe për shume maqedonas”
Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë. Emigrantët kthehen në familjet e tyre. Arsye kjo që sipas policisë ka shkaktuar vonesa në kalimin e kufirit.
Në korrik sipas policisë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 560 mijë persona. Ndryshe nga vitet e kaluara bie në sy edhe rritje e numrit të qytetareve që dalin nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Vërmicës.


