KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja Vetëvendosje e konfirmon se do të dërgojnë komente në Kushtetuese
Lajme

Lëvizja Vetëvendosje e konfirmon se do të dërgojnë komente në Kushtetuese

KosovaNewss
KosovaNewss 18:01 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese komente në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në zyrën e të parës së vendit thanë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet. Ndërkaq, në partinë e cila ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, theksojnë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i lejojë “veton Listës Serbe për të bllokuar konstituimin e Kuvendit e më pas edhe formimin e qeverisë”, raporton KosovaPress.

Afati i fundit për dërgimin e komenteve në Kushtetuese është deri nesër, më 9 shtator, por këtë të drejtë nuk do ta shfrytëzojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, në Partinë Demokratike të Kosovës nuk u përgjigjen për KosovaPress nëse do të dërgojnë komente në lidhje me konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas ankesës së Listës Serbe.

Të heshtur nëse do të dërgojnë komente në Kushtetuese ishin edhe në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

- Reklamë -

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re.

Deputetët e Listës Serbe më 30 gusht i janë drejtuar Kushtetueses, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës. Ankesa e tyre erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.

Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, konfirmoi për KosovaPress dërgimin e komenteve nga e para e vendit.

“Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në nenin 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, thekson ai.

Në anën tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se konstituimi i Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën, ani pse nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Sipas tij, pretendimet e Listës Serbe janë të pabazuara, andaj vendi nuk mund të mbetet peng i saj për të formuar institucionet e reja.

“Padyshim se do të dërgojmë komente. Afati përfundon nesër dhe ne brenda afatit do të dërgojmë përgjigjet në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi të bindur se pretendimet e Listës Serbe janë të pabazuara, madje edhe kërkesa duhet të konsiderohet e papranueshme përveçse e pabazuar në kuptimin e argumenteve kushtetuese. Gjithçka e zhvilluar në seancën e Kuvendit të Kosovës ka qenë e bazuar në Kushtetutë dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Pretendimi i Listës Serbe për t’i dhënë vetes të drejtën e vetos që nuk e ka as me Kushtetutë dhe as me Pakon e Ahtisarit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe pastaj për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja është i papranueshëm dhe me dëme të mëdha afatgjata për Kosovën. Kosova nuk mundet të mbetet peng i Listës Serbe, respektivisht vullnetit të Serbisë për krijimin e institucioneve”, thekson Rrustemi.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thanë se nuk do të dërgojnë komente në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

E avokati Ardian Bajraktari thotë për KosovaPress se çështja e dërgimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë, por nuk është detyrim nga palët e autorizuara.

Sipas tij, në bazë të procedurave dhe shkurtimit të afatit për dërgim të komenteve, Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një epilog para përfundimit të masës së përkohshme më 30 shtator.

“Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e komenteve nga palët e autorizuara, pastaj natyrisht është gjyqtari raportues që e kompleton lëndën, përfshirë edhe çështjet e tjera, në kuadër të cilës hyjnë edhe komentet eventuale të palëve të autorizuara. Rrjedhimisht të njëjtën e dorëzon në kolegj, ku këtë çështje duhet ta bëjë brenda afatit prej 30 ditësh. Mirëpo, fakti që Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar afate më të shkurta, nënkupton që sipas kësaj dinamike lehtësisht mund të ketë epilog para datës 30 shtator, kur edhe është vendosur masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese…Çështja e dërgimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë, por nuk është detyrim nga ana e palëve të autorizuara. Mosdorëzimi eventual i komenteve, në bindjen time, reflekton në masë të qëndrueshme qëndrimet e subjekteve politike që i kanë pasur në këto dy-tri seancat e fundit të Kuvendit”, thekson Bajraktari.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Publikohen çmimet e derivateve për sot

KosovaNewss 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?