Leonora Shabani Bajraktari është zgjedhur Kryetare e Gruas së degës Vetëvendosje në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar vet Bajraktari e cila përmes një postimi ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mundësinë që ia kanë dhënë.
Ajo tha se të drejtat dhe liritë e vajzave dhe grave, po ashtu edhe fuqizimi në vendimmarrje dhe aktivizëm politik, do të jenë angazhimi i saj i përditshëm.
Postimi i plotë:
Të dashura anëtare të LVV në Prishtine,
Duke ju falënderuar për votën tuaj në zgjedhjet për kryetar dhe strukturat e Lëvizjes, ju jam mirënjohëse për besimin që më keni dhënë si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje Qendra në Prishtinë.
Së bashku me ndihmën e të gjithë grave në Lëvizje dhe me udhëheqjen e Kryetares së Gruas në Vetëvendosje Znj Albulena Haxhiu, të drejtat dhe liritë e vajzave dhe grave, fuqizimi i tyre në vendimmarrje dhe aktivizëm politik do të jetë angazhim im i përditshëm.
Ju faleminderit me zemër


