Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë ai.


