Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturash në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, ka konfirmuar ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit