KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëndime në kokë e në pjesët torakale, 23-vjeçarja vazhdon trajtimin në QKUK
Shëndetësi

Lëndime në kokë e në pjesët torakale, 23-vjeçarja vazhdon trajtimin në QKUK

Kosova News
Kosova News 11:51 -19/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

23 vjeçarja që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ). Për gjendjen e saj, ka folur shefi i MIQ-it, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se mbrëmë 23 vjeçarja iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Si pasojë e lëndimeve, ajo ka pësuar gjakderdhje në indin trunor dhe trajtimin po e bën e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura e frymëmarrjes.

Uka ka deklaruar se në orët në vazhdim do t’i bëhen ekzaminime shtesë për të bërë vlerësim definitiv.

“Pacientja për të cilën ju referoheni është një paciente 23 vjeçare, e cila ka marrë lëndime dje në orët e pasdites në afërsi të ndërtesës së Komunës së re. Është sjellë në Qendrën Emergjente fillimisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës dhe lëndimeve të tjera. Pas ekzaminimeve laboratorike dhe rëntgenologjike, pacientja është rivlerësua pas disa ore dhe për shkak të lëndimeve që ka pësuar është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik nga ana e ekipes së neurokirurgëve. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror (MIQ), është sjellë pak minuta pas orës 23:00 dhe vazhdon të qëndrojë edhe më tutje e fjetur me barna e varur nga aparatura e frymëmarrjes dhe e mbuluar me terapinë standarde që bëhet për lëndimet e tilla”, ka deklaruar Uka për EO.

Krahas lëndimeve në kokë e gjakderdhje në indin trunor, pacientja ka lëndime edhe pjesë torakale dhe në duar.

“Pacientja i ka lëndimet kryesisht në regjionin e kokës, gjakderdhje në regjionin e indidit trunor. Kjo ka qenë edhe arsyeja që është dashur me iu nënshtru intervenimit kirurgjik. Ka edhe lëndime të një unazës së pjesës së qafës dhe dy unazave të pjesës torakale, gjegjësisht pjesës së gjoksit. Ka edhe një lëndim të kockës së dorës së djathtë. Janë duke u kryer ekzaminimet shtesë, analizat laboratorike dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet vlerësimi definitiv, eventualisht për intervenime të tjera, nëse ka me pas nevojë”, u shpreh Uka.

Policia jep detaje për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, një vajzë e lënduar dërgohet në QKUK

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë

Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit

Kosova News 19/01/2024 19/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Përderisa Maqedonci thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”
18:06 -14/06/2025
Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë
17:51 -14/06/2025
125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit
17:28 -14/06/2025
Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje
17:13 -14/06/2025
Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore
17:04 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?