Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe vendimi për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasave të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë “Edukimi për siguri”, i cili është koncept i inicuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Të rinjtë dhe fëmijët e Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se duhet të mësojnë historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë.
“Edukimi për Siguri” është mënyra më e mirë për t’i edukuar ata. Koncepti-projekti do të konkretizohet në planprogram bashkëkohor dhe do të fillojë të implementohet nga viti 2023. Shumë urime dhe na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja!”, tha ministri Mehaj.


