Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker, ka lavdëruar talentin e ri të Chelseat, Liam Delap, duke e krahasuar atë me legjendën Didier Drogba.
Delap shënoi një gol të bukur në ndeshjen e tij të dytë si titullar për Chelsean, në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube kundër ES Tunis.
“Më pëlqeu shumë goli i Liam Delap. Ai me të vërtetë dukej i qetë dhe i përqendruar në atë pozicion para portës.”

Legjenda angleze beson se Delap do të ketë suksesin e Drogbas te Chelsea.
“Një lojtar që më ka pëlqyer shumë për një kohë të gjatë. Mendoj vërtet se ai ka atë që duhet dhe ndoshta do të jetë numri nëntë i parë i Chelseat që nga Didier Drogba që ishte i shkëlqyer”, tha Lineker
Delap tashmë ka marrë përsipër sfidën e veshjes së fanellës me numrin nëntë, një rol që ka pasur pritshmëri të mëdha ndër vite.

“Delap ka potencialin të bëhet një golashënues i rregullt për Chelsean dhe ndoshta të ndjekë hapat e Harry Kane për Anglinë”, u shpreh ish-sulmuesi i Kombëtares angleze.
Me Nicolas Jackson të pezulluar, Delap pritet të ketë më shumë mundësi për të treguar veten, ndërsa tifozët mezi presin të shohin nëse ai do t’i përmbushë pritjet.