Mesfushori Qëndrim Zyba do të kthehet te Ballkani, pasi Legia e Varshavës nuk e ka blerë kartonin e tij.
Klubi polak të premten ka konfirmuar se nuk do ta ushtrojë të drejtën për blerjen e Zybës.
Mesfushori kosovar iu bashkua Legias më 1 shkurt të këtij viti. Bëri debutimin dy javë më vonë, kundër Molde FK në Ligën e Konferencës. Që atëherë, ai ka luajtur gjashtë ndeshje, kryesisht si zëvendësues në minutat e fundit.


