Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës.
“Në atë kohë, Kosova bëri bashkë njerëzit më të mirë e më të aftë të saj në bashkëveprim me miqtë strategjik, duke e përfaqësuar e mbështetur Kosovën denjësisht në këtë proces qenësor për vendin”, thuhet në komunikatën për media.
Në këtë komunikatë për media thuhet se ky gjykim i hapi rrugë Kosovës që të vazhdojë kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes shteteve demokratike.
“Në gjithë këtë rrugëtim plot sfida e njëkohësisht përplot momente përmbushjeje si kjo, Kosova qëndroi krah aleancës së pa rezervë të SHBA-së e miqve tjerë ndërkombëtarë. LDK mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën për media.


