KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK kërkon që Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjnë “favor” me shpërndarje të Kuvendit
Politikë

LDK kërkon që Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjnë “favor” me shpërndarje të Kuvendit

Kosova News
Kosova News 09:30 -19/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për keqqeverisje në ekonomi dhe sektorë të tjerë, për çka thotë se kryeministri duhet të jap dorëheqje pas dështimeve të njëpasnjëshme.

Kështu deklaron deputetja Bajrami në një intervistë potencon se gjatë qeverisjes së qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase. Ajo fajëson partinë në pushtet për mungesën e investimeve të huaja direkte.

Bajrami si dështime të tjera përmend rritjen e inflacionit, ikjen masive të qytetarëve nga vendi, sanksionet e BE-së e të tjera.

Gjatë intervistës, Bajrami flet edhe për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, për çka shprehet e bindur se do dalin të parët në këtë proces zgjedhor.

“Lista e dështimeve është shumë e gjatë, qeveria Kurti dhe zotëri Kurti me qeverisjen e tij të shumicës nuk ka arritur të përmbushë as edhe një premtim në bazë të të cilave ai ka ardhur në qeverisje. Ekonomia ka degraduar tej mase. Ne kemi pasur një inflacion galopant përderisa nuk kemi pasur indeksim të pagave dhe të pensioneve, nuk po flas për rritje por të paktën indeksim konform normës së inflacionit. Investimet kapitale kanë qenë më të ulëta ndonjëherë në 10 vjeçarin e fundit.

Gjithashtu, nuk kemi pasur investime të huaja të direkte. Të gjitha investimet janë në patundshmëri dhe asgjë tjetër. Nuk kemi pasur një vend punishte e cila hapur gjatë kësaj kohe. Ikja masive të qytetarëve…Nuk janë ndërtuar çerdhet, nuk janë ndërtuar asnjë nga rrugët magjistrale të cilat i kanë gjetur në gjysmë, nuk janë ndërtuar shtëpitë e pleqve dhe nuk kemi parë as edhe një projekt infrastrukturor që do të ishte si shenjë, si trashëgimi e kësaj qeverie”, thotë Bajrami.

Bajrami konsideron se humbja më e madhe për ekonominë e vendit, është ikja e klasës punëtore. Ajo ka përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi mbi një vit që jemi mbi masa ndëshkuese të Bashkësisë Evropiane. Janë mbi 300 milionë euro projekte të financuar me fonde të IPA-së me fonde WB-EDIF, me fonde të donatorëve bilateral të cilat nuk janë duke u ekzekutuar. Këto janë kryesisht projekte të cilat janë në ambient, kanë të bëjnë me ujërat e pijshëm, me riciklimin e ujërave të zeza dhe gjithashtu me reciklim të mbeturinave… Humbja më e madhe për ekonominë e vendit është ikja e qytetarëve, ikja e klasës punëtore”, potencon Bajrami.

Derisa rendit disa nga dështimet sipas saj të qeverisë aktuale, Bajrami kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Ajo thotë se janë të gatshëm për zgjedhje, derisa shprehet e bindur se do të dalin të parët.

“Ne absolutisht që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, po besoj që asnjë parti politike nuk është më e gatshme se Lidhja Demokratike e Kosovës. Për shkak se ka 6 muaj tashmë që ne kemi mbajtur konventën dhe kemi lansuar programin “Rruga e Re”, për secilin sektor e dimë saktë se çfarë do të bëjmë javën e parë, muajin e parë, vitin e parë dhe vitin e fundit…Mirëpo, ajo se çfarë ne po kërkojmë është që zotëri Kurti të dorëzohet dhe të tregojë se ka dështuar në secilën fushë dhe ne kështu të shkojmë në zgjedhje. Nuk dëshirojmë që ne në fakt t’i bëjmë favorin që ai kinse të shkojë në zgjedhje për faktin se po e kërkon opozita. Ne po kërkojmë zgjedhje, mirëpo zgjedhjet janë si rezultat i dorëzimit faktik të cilin tashmë Kurti e ka bërë. Ne jemi shumë të bindur se do të korrim fitore dhe do të jemi partia e parë”, thotë Bajrami.

Para pak ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, porse përveç Partisë Demokratike të Kosovës, asnjë nga partitë e tjera nuk iu përgjigj kësaj ftese. Nga LDK-ja kanë thënë se një ftesë e tillë nuk ka qenë e nevojshme.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 19/05/2024 19/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin
09:43 -20/06/2025
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në QKUK
09:15 -20/06/2025
Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër
09:11 -20/06/2025
Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?