KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja propozon 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme
Politikë

LDK-ja propozon 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme

Kosova News
Kosova News 19:05 -04/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka propozuar 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Kësisoj, LDK-ja është partia e parë e cila publikon listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa listës i prinë Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër.

Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe forcës së votës për të avancuar një qeverisje “më përmbajtësore dhe më të drejtë”.

Lista sipas tij fokusohet në rëndësinë e rinisë dhe të rejave për të ndërtuar një vend më të mirë dhe më të qëndrueshëm.

“Republika e Kosovës sot gjendet në udhëkryq historik. Shtyllat e saja identitare, nga demokracia e shprehja e lirë, nga ëndrra euroatlantike deri tek mbajtja e njerëzve mes nesh, janë vënë bast në zaret e fateve politike të papërgjeshme. Në këtë Republikë të projeksioneve të tyre, porpaganda është qëllim në vete, gjersa përçarja, ndarja e polarizimi jonë i madh, janë përfundim krejt i zakonshëm, të cilin përfundim – nxitësit e urrejtjes – e shijojnë me plot zell”, ka thënë Abdixhiku.

“S’do t’i kuptojë asnjëherë se çfarë dëliri kjo gjendje ju sjellë, por e kam të qartë qëllimin e tyre krejt të thjeshtë. Sa më shumë propagandë, sa më shumë shpifje, sa më shumë ndarje, sa më shumë urrejtje, aq më të dobishme drejt  prodhimit të polarizimit shoqëror, që nuk sjellë rezultate por as nuk sjellë shpresë. Prandaj sot, vendi ynë, është bërë vend i zymtë. Prandaj sot ndarja jonë kombëtare, ka arritur nivele të paimagjinueshme historike. E sepse jemi të ndarë kaq shumë, kemi ngecur në vendnumërim, ku hijet e së shkuarës na errësojnë të ardhmen që nuk po e bëjmë dot. Një shoqëri kaq e copëtuar e në kaq urrejtje duhet fillimisht të shërojë veten”.

Abdixhiku ka kritikuar qeverisjen e tanishme për siç ka thënë përçarjen dhe polarizimin në shoqërinë kosovare.

Sipas tij, në qeverisjen e tij nuk do të ketë përndjekje të gazetarëve e as sulm ndaj gjyqësorit.

“Sepse në Republikën tonë, nuk ka vend për një aparat shtetëror, që përdorë inteligjencën për të përcjellë gazetarët. Në Republikën tonë, nuk ka vend për atak institucional e parapolitik ndaj medias, nuk ka vend për mbyllje të mediave, nuk ka vend për sulme jetë kërcënuese ndaj gazetarëve e raportuesve të lirë të një shoqërie të lirë. Nëndija politike ndonjëherë flet shumë, por tek ne flet qartë, kur një pushtet kërkon që lajmet të merren vetëm nga ta, në atë moment, mu në atë moment, ne duhet të kuptojmë se para se të kemi një problem politik, kemi problem të funksionimit shtetar demokratik. Në Republikën tonë, nuk ka vend për sulme ndaj drejtësisë, e kategorizim të saj varësisht se kë ka subjekt; përkrahës pushteti ose jo”.

“Në Republikën tonë, pushteti s’bën drejtësinë, pushteti, sikurse secili tjetër është subjekt i drejtësisë. Askush, asnjëherë për asnjë çmim mbi ligjin! Në Republikën tonë, një Qeveri që shkelë Kushtetutën plot 10 herë duhet të rimendojë intencat shqetësuese që i ka në vete para se të akuzojë secilin përreth. Ne betohemi në Kushtetutë. Ne veprojmë mbi Kushtetutë. Ne jetojmë mbi këtë Kushtetutë. Si e tillë, ajo për Republikën, për ëndërrimtarët e saj është e shenjtë. Nuk shkelet, nuk përdhoset. Kur shkelet, shkelësit duhet të turpërohen jo të mburren e lavdërohen”, ka deklaruar ndër të tjerash Abdixhiku.

“Në Republikën tonë, korrupsioni, vjedhja e hajnia, duhet të jenë moralisht të gabuara sepse janë veprime të liga, e jo të arsyetueshme sepse krahasohen me të shkuarën. Një akt amoral, vjedhës ndaj shtetit, është i papranueshëm, i dënueshëm, i gjykueshëm jo sepse është më i madh apo më i vogël se ai paraprak – por se thjeshtë është jomoral. Korrupsioni është i tillë. Korrupsioni do të gjykohet si i tillë. I tashmi, i kaluari dhe i ardhmi pa dallim”.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 04/12/2024 04/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?