KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit
Politikë

LDK-ja kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 12:53 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një kërkesë që shtatorja e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe më 1998 , të vendoset në oborrin e Kuvendit.

LDK-ja ka theksuar se shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skenderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës.

“Vendosja e shtatores së njëjtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit”, thuhet në letër.

Po ashtu kjo parti ka thënë se janë duke u angazhuar që shtatorja të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore.

“Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne kërkojmë nga autoritetet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë. Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, thuhet tutje në letrën e LDK-së.

7-vjeçari, Leotrim Ahmeti u vra më 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt.

Copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?