Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha, ka paditur Ministrinë e Drejtësisë, e cila me anë të një vendimi të marrë më 28 shkurt të këtij viti e ka pushuar nga detyra.
Mulhaxha, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ishte pushuar nga puna me arsyetimin se Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kishte gjetur shkelje disiplinore dhe kishe vlerësuar që ai duke kryer veprime përmbarimore nuk i është përmbajtur ligjit. Vendimin për pushimin e tij e kishte nënshkruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Për padinë e ushtruar ndaj këtij vendimi ka njoftuar avokati Arianit Koci.
“Ju njoftoj se Shoqëria e Avokatëve Koci & Vokshi jemi autorizuar nga kolegu ynë përmbarues Ilir Mulhaxha, për ta përfaqësuar në rastin e shkarkimit të tij nga funksioni i Përmbaruesit Privat. Me këtë rast, dje kemi dorëzuar Padinë për anulimin e vendimit si dhe kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi”, ka shkruar Koci në Facebook.
Koci ka thënë se janë të bindur se gjykata do t’u japë të drejtë argumenteve të tyre, ngase siç thotë ai, vendimi për shkarkim është krejtësisht i paligjshëm dhe si i tillë e cenon rëndë sigurinë juridike në Kosovë.
Mulhaxha ishte pezulluar nga puna në fillim të janarit, me kërkesë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Arsyeja ishte ekzekutimi i një urdhër për transfer të datës 29 dhjetor të vitit të kaluar nga llogaria e ndërmarrjes “NeëCo Llamkos Steel” (në likuidim) në Bankën Qendrore të Kosovës. U konstatua se ka bërë shkelje flagrante të dispozitave ligjore.
Përmbaruesi Mulhaxha padit Ministrinë e Drejtësisë për pushimin e tij nga detyra
Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha, ka paditur Ministrinë e Drejtësisë, e cila me anë të një vendimi të marr më 28 shkurt të këtij viti e ka pushuar nga detyra.
Mulhaxha, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ishte pushuar nga puna me arsyetimin se Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kishte gjetur shkelje disiplinore dhe kishe vlerësuar që ai duke kryer veprime përmbarimore nuk i është përmbajtur ligjit.