KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë
Ekonomi

Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:35 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Qendror i Punës ka lansuar sistemin digjital të inspektimeve të punës në Kosovë, duke përfshirë dorëzimin e pajisjeve dhe trajnimin praktik për inspektorët mbi përdorimin e këtij sistemi.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndikimin e këtij projekti në përmirësimin e kushteve të punës.

“Është kënaqësi të jem këtu duke lavdëruar për ndikimin e tyre të qëndrueshëm. Dhe siç i përmenda standardet, sepse Kosova po i afrohet anëtarësimit në BE, po ashtu e keni avancuar punën e inspektimit të punës. Pra, këtu është një shembull më i qartë se si bashkëpunimi ndërkombëtar ndikon. Po ashtu dua të lavdëroj për lansimin dixhital të inspektimeve, këto e dëshmojnë një profesionalizëm dhe një punë efektive. Masa të tilla mund të rrisin mbikëqyrjen dhe t’i mbrojnë punëtorët. Kjo iniciativë është e Kosovës për të nxitur efikasitetin dhe punën. Siç e dini, këtë vit kemi pasur një numër të fataliteteve të personave në vendin e punës, prandaj kemi nevojë që të vazhdojmë të përmirësojmë punën tuaj. Shembulli suedez tregon se kombinimi i formave dhe shfrytëzimi i mjeteve digjitale rritin standardet e vendit të punës dhe jemi mirënjohës që kemi një bashkëpunim kaq të mirë,” tha ambasadori Westerlund.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Inspektoratit të Përgjithshëm, Lum Vranica, tha se sistemi i ri është një hap drejt modernizimit dhe transparencës.

“Ky është një hap i madh drejt modernizimit dhe efikasitetit se si ligji funksionon në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Në kuadër të kësaj reforme të gjithanshme, qëllimi është i qartë, më shumë transparencë dhe efikasitet për qytetarët dhe më pak burokraci. Ky është vetëm fillimi i një transformimi të thellë. Dua të falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin e tyre, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Bashkë po ndërtojmë një sistem inspektimesh që i shërben qytetarëve tanë,” tha Vranica.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të Punës, Rizal Plakolli, vlerësoi se ky sistem është më shumë se një risi teknologjike.

“Me lansimin po shënojmë një moment të rëndësishëm. Ky sistem përfaqëson më shumë se një risi të teknologjisë, ky është një hap drejt modernizimit të inspektimit të punës. Falë këtij sistemi do të krijohet një proces më efikas dhe i lidhur ngushtë me institucionet tjera. Një element i rëndësishëm është se ky sistem është i lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës. Kjo tregon se për herë të parë Inspektorati i Punës do të ketë një pamje më të integruar.

Krahas këtij sistemi, dua të theksoj disa hapa të rëndësishëm: së pari, jemi në proces të rekrutimit të 50 inspektorëve të rinj, kjo është një rritje e kapaciteteve tona dhe mundësi për reagime më të shpejta ndaj shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. E dyta, është miratuar rregullorja që parasheh ndarjen në inspektorë të sigurisë dhe të marrëdhënieve të punës, të cilët do të punojnë në fusha të veçanta. E treta, sistemi digjital që po e implementojmë do të lehtësojë dhe shpejtojë ndjeshëm punën tonë. Në këtë kuadër, më lejoni të shpreh mirënjohje të thellë ndaj Ambasadës Suedeze për mbështetjen ndaj Inspektoratit të Punës,” tha Plakolli.

Ndërkaq, zyrtari i programit të ILO-së për Kosovë, Blerim Murtezi, theksoi se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me ILO-n dhe Ambasadën Suedeze. Sistemi që po e lansojmë sot do t’i ndihmojë Inspektoratit të jetë më efikas dhe më transparent. Pikërisht për këtë, në kuadër të këtij projekti, Inspektorati po bashkëpunon me Aleancën Kosovare të Biznesit për të pasur një rezultat më të mirë. Në emër të ILO-s dua të shpreh mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen nga Suedia. Sot është një ditë simbolike, sepse inspektorët po furnizohen me teknologji që t’i bëjnë detyrat e tyre të përditshme më efikase,” tha ai.

Drejtoresha e Aleancës Kosovare të Biznesit, Lumnije Ajdini, foli për bashkëpunimin dhe për rezultatin e këtij bashkëpunimi.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë zëri përfaqësues i punëdhënësve në Kosovë. Ne përfaqësojmë një rrjet të gjerë të kompanive vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë, biznese që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik dhe formalizimin e tregut të punës.

Prandaj, çdo reformë që e bën këtë sistem më transparent dhe më efikas është reformë që e përshëndesim dhe e mbështesim fuqishëm. Digjitalizimi i inspektimeve është një hap drejt ndërtimit të besimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat. Me këtë sistem të ri krijohet mundësia për një proces më të drejtë, më të shpejtë dhe më të paanshëm, ku çdo palë – qoftë inspektori, punëdhënësi apo punëtori – ka qasje të barabartë në informacione dhe në transparencë.

Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, është dëshmi e vlerës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucional. Si AKB, ne besojmë se vetëm përmes partneritetit të sinqertë midis qeverisë, punëdhënësve dhe punëtorëve mund të ndërtojmë një treg pune të qëndrueshëm, të drejtë dhe të formalizuar,” tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?