Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mërgata jonë është brenda popullit dhe kombit, edhe pse është jashtë atdheut, teksa premtoi mbështetje ndaj tyre.
Shefi i ekzekutivit, tha se një mundësi e mirë për diasporën është edhe investimi në Fondin Sovran, që me të synohet indeksimi i kompanive kosovare.
“Rikthimi juaj në atdhe simbolizon lidhjen e përjetshme. Mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe etapat”, tha Kurti.
Sipas tij kontributi i mërgatës ndjehet në të gjitha segmentet.
Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vlerësuar rolin e mërgatës.
Kryediplomatja tha se platforma dedikuar mërgatës “Shijo Kosovën” është mundësi për mërgatën.