KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve
Lajme

Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Kosova News
Kosova News 16:07 -01/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është lansuar Platforma për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.

UNICEF-i në Kosovë, njofton se platforma është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Për këtë qëllim, UNICEF-i thotë se platforma ofron të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe përshkrime të angazhimit institucional për të përmirësuar jetën e fëmijëve.

Këto u thanë gjatë një takimi të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të kryesuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë.

“Është arritur shumë në lidhje me realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mbetet shumë e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të ketë vëmendjen dhe të zotohet për fëmijët më të cenueshëm dhe të përjashtuar, në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuara. Në ditën e fëmijëve, UNICEF-i i bën thirrje Qeverisë që ta finalizojë dhe aprovojë Projektligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky ligj e ka mbështetjen e plotë të UNICEF-it, mbështetjen e të gjitha agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e shumicës së organizatave të shoqërisë civile që punojnë me persona me aftësi të kufizuara”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Gjithashtu theksohet se pjesmarrës në takim kanë qenë fëmijët, të cilët patën mundësinë t’i ndajnë kërkesat e tyre kryesore për realizimin e të drejtave të tyre me zëvendësministrat e ministrive të linjës, përfaqësuesit nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit, Benjamin Fisher, Drejtoreshën e KOMF, Donjeta Kelmendi, dhe organizata të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Në njoftim u tha se tridhjetë e katër komunat kanë krijuar Ekipet për të Drejtat e Fëmijëve të udhëhequra nga kryetarët e komunave, një përpjekje për bashkëpunim e iniciuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Përveç kësaj, me mbështetjen e UNICEF-it, u tha se në tetë komunat, kuvendet komunale kanë zhvilluar dhe miratuar Planet e Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve. Këto plane ofrojnë udhëzim strategjik, ndërhyrje dhe burime për shërbime komunale cilësore dhe gjithëpërfshirëse që mbështesin mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

UNICEF-i në njoftimin thotë se në ditën ndërkombëtare të fëmijëve është gjithashtu e rëndësishme që të theksohet nevoja për adresimin e krizave globale të shkaktuara nga ndryshimi klimatik, ndotja mjedisore dhe humbja e biodiversitetit pasi që fëmijët janë më të cenueshmit dhe meritojnë të mbështeten me lëvizje globale që janë të fokusuara në parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale dhe zbutjen e efekteve më të rënda të tyre

Gjithashtu lexoni:

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Aksidenti trafiku në Vushtrri, lëndohen dy persona

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Kosova News 01/06/2024 01/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?