KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin
Botë

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Kosova News
Kosova News 22:50 -04/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dubai, i njohur si qytet luksoz për të pasurit dhe të famshmit, po përballet sot me një krizë sigurie.

Raketa iraniane dhe sulme me dronë kanë goditur aeroporte, hotele dhe impiante nafte, duke vrarë tre persona, e duke e privuar tashmë parajsën e miliaderëve nga statusi i çimentuar sidomos vitet e fundit.

Sot, të pasurit po shpenzojnë qindra mijëra dollarë për t`u larguar prej andej shkruajnë mediat e huaja.

Një familje turke, sipas NDTV World ka paguar deri në 200,000 dollarë për t`u larguar drejt Gjenevës nëpërmjet Omanit pas zjarrit që shpërtheu  kur mbeturinat e një rakete goditën hotelin pranë shtëpisë së tyre në Palm Jumeirah.

“Kur pamë zjarrin, thashë, ‘boll më, është koha për t’u larguar’,” rrëfeu Evrim, nënë e dy fëmijëve të vegjël e cila së bashku me të shoqin kishte udhëtuar për 6 orë nëpër shkretëtirë deri në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Frika e kësaj familjeje ishte se sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më i vështirë do të bëhet largimi, mes panikut se në luftë mund të përfshihet edhe Arabia Saudite, që kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore rajonale.

Qeveri të huaja, përfshirë ato të Britanisë dhe Gjermanisë, kanë dërguar avionë në Oman për të evakuuar qytetarët e tyre. Por ndërkohë, shumë të pasur po gjejnë vetë mënyrat për t`u larguar. “Kërkesa po rritet,” tha Glenn Phillips, menaxher i PR-së dhe reklamave në Air Charter Service, një agjenci që organizon avionë privatë në mbarë botën.

“Aktualisht kemi organizuar disa fluturime evakuimi dhe kemi planifikuar edhe shumë të tjera”, pohon ai. Vetëm në Dubai, sipas shtypit italian, ka njëzet persona me të ardhura personale mbi një miliard dollarë, dyqind që zotërojnë mbi njëqind milionë, dhe 81 mijë që kanë të paktën dhjetë milionë USD.

Nëse aeroporti më i ngarkuar në botë mbyllet për disa orë për shkak të shpërthimeve, ka gjithmonë avionë private që kushtojnë 15,000 dollarë për një vend, ndërsa nuk mungojnë tarifat speciale prej 50,000 dollarësh për fluturim.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 04/04/2026 04/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?