Jude Bellingham konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në botë aktualisht, bazuar në formën e tij fantastike me fanellën e Real Madridit.
Edhe kur luante për Borussia Dortmundin, ishte e qartë se ishte një futbollist fantastik, por ajo që po bën te Reali është pothuajse e vështirë të besohet.
Në 14 paraqitje, 20-vjeçari anglez shënoi 13 gola dhe pati tre asistime, kështu që me të vërtetë filloi të shlyente 103 milionë eurot që “mbretërit” paguan për të.
Por, Bellingham nuk duhet të kishte shkuar te Borussia nëse pronarët e Chelseat do të kishin dëgjuar Frank Lampard në mandatin e tij të parë në stolin e Bluve (2019-2021). Në një podcast të organizuar nga John Obi Mikel, ai vuri në dukje se donte të sillte Bellingham nga Birmingham.
“Doja shumë ta sillja, por nuk mund ta shtyja idenë për të paguar 20 milionë paund për dikë të moshës së tij”, tha Lampard dhe kujtoi se mesfushori në atë kohë ishte 17 vjeç.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Jude Bellingham fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në botë, për të rinj.