Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna me armë në rrugën “Arbënor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, konkretisht afër Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
KosovaNews mëson se të shtënat kanë ardhur nga një person i cili ishte me motoçikletë dhe ka gjuajtur në drejtim të një automjeti të tipit BMW.
Deri më tash nuk ka të dhëna për ndonjë person të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
