Në paraditen e sotme Policia kufitare e Republikës së Kosovës ka arrestuar një serb në veri të Kosovës afër kufirit me Serbinë, brenda Kosovës i cili ka kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas burimeve të KosovaNews serbi i arrestuar dyshohet se është pjesëtar i xhandarmërisë serbe.
Policia e Kosovës është duke e verifikuar dokumentacionin e personit në fjalë.
Posa të ketë informata shtesë KosovaNews do të ju mbaj të informuar lidhur me rastin.


