Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se më datë 18.06.20200 kanë pranuar një lajmërim për një rast të lëndimit trupor të mbështetur në raport mjekësor dhe me pretendimin se lëndimi i ishte shkakruar nga një automjet VW Golf II, por pas hetimeve disa ditore hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme se i dyshuari kishte lajmëruar rrejshëm rastin për lëndim trupor dhe me datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime .
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm i rastit
Me datën 18.06.2022 në ora 10:25, personi me inicialet M.SH ( M/K) i moshës 36 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor në Shtime një rast të lëndimit trupor , sipas tij lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet VË Golf II , në rrugën ‘’ Tahir Sinani ‘’ në Shtime, për këtë kishte ofruar edhe raport mjekësor.
Hetuesit policor nga stacioni në Shtime, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kishin marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin .
Pas një pune hetimore për disa ditë, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative se i dyshuari M.SH, kishte lajmëruar rrejshëm rastin lëndim trupor dhe me datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime .
Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është inicuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’ me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar .