KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas hulumtimit të KosovaNews, Ministria ia shfuqizon certifikatën e biznesit Art Motion: Rrezik për sigurinë – Biznesi mohon shtetësinë e Kosovës
Lajme

Pas hulumtimit të KosovaNews, Ministria ia shfuqizon certifikatën e biznesit Art Motion: Rrezik për sigurinë – Biznesi mohon shtetësinë e Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:06 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews ditë më parë ka publikuar një hulumtim ekskluziv për kompaninë që lidhet me vëllezërit Devolli, respektivisht ArtMotion, e cila rrufeshëm gllabëroi rrjetin kabllor të internetit dhe të përmbajtjeve televizive, në veçanti ato sportive, duke e monopolizuar tregun tashmë në gjithë Kosovën.

EKSKLUZIVE(2): Ku janë Devollët?! Edhe pronësia e “Art Motion” është e regjistruar në Maqedoni me dokumente “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia…!

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) sot në orët e pasditës ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit të Kompanisë “Art Motion”.

Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet: “Art Motion” përbën “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.

Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”.

Mes tjerash në vendimin e ARBK-së sqarohet se si ish- ushtruesja e detyrës së drejtores në ARBK, znj. Pranvera Pestreshi ka keqpërdorur autoritetin dhe në vendimet e mëparshme kundërligjshëm ka vendosur në favor të biznesit.

Ditë më parë dhe pas raportimit ekskluziv të KosovaNews, ARBK ia shfuqizoi çertifikatën e biznesit edhe Klan Kosovës.

KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësinë e televizionit kombëtar Klan Kosova që nga fillimet e operimit të tij në Kosovë e deri më sot. Në kohën kur i gjithë opinioni publik e di që Klan Kosova është pronë e vëllezërve Devolli më saktësisht Shkëlqim Devollit nga hulumtimi ynë e vërteta del të jetë krejt ndryshe dhe për më tepër SKANDALOZE.  

EKSKLUZIVE: Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar në Maqedoni si investim nga Serbia, me adresë “Djakovica, Serbia”, Drejtori i Klan Kosovës jep dorëheqje ditën që ia bëjmë pyetjet

 

Gjithashtu lexoni:

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë

Kryetari Aliu paraqet  mbi 17 milionë euro investime në zonën urbane në qytetin e Shtimes

Kosova News 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:44 -21/06/2025
Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë
17:24 -21/06/2025
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet
16:51 -21/06/2025
Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro
16:45 -21/06/2025
​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës
16:28 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?