Sot kanë filluar punimet për për ndërtimin e kyqjes së re në Autostradën “Arbën Xhaferi” ku përmes kësaj kyqje, do të zgjidhet kështu një problematikë shumëvjeçare e banorëve të Vitisë dhe zonave përreth.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. Aliu ka thënë se “Ndërtimi i kyqjes në Autoudhën R-6 “Arbën Xhaferi” në Viti”, pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës, për 175 ditë pune. Momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 (Dalja nga Kaçaniku) dhe aksin 5 (Kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës)”


