Policia e Krimeve Ekonomike në rajonin e Gjilanit sot ka arrestuar një pylltar dhe dy persona të tjerë të cilët në bashkëveprim kanë dëmtuar pyjet në këtë rajon.
Sipas burimeve të KosovaNews arrestimi i pylltarit është bërë nën dyshimin se ka lëshuar letra pa mbulesë për transportimin e kamionëve me dru.
Ditë më parë Policia e Kosovës i ka ndaluar 2 kamione me dru të cilët dyshoheshin se po transportonin dru nga prerjet ilegale.
Me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim 48 orë.


