Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, përkatësisht në lagjen Aktash të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i KosovaNews në vendngjarje, një veturë e tipit Mercedes-Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me forcë në gardhin rrethues metalik të trotuarit.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të veturës, e cila ka thyer plotësisht barrierën rrethuese.

Menjëherë pas raportimit të rastit, ekipet e Policisë së Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkaq, është raportuar se fatmirësisht në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. ./KosovaNews/



