Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak, përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos dhe ka folur për procesin e dialogut me Serbinë.
“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.


