I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçaku në Tëitter.
“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.
Lajçaku ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Had an open and insightful exchange with 🇪🇺 Affairs Committee members of 🇩🇪 @Bundestag today in Brussels. We spoke about the new momentum for 🇪🇺 enlargement, the state of play in the Dialogue and next steps. Grateful for 🇩🇪 support to my work and the 🇪🇺 path of the entire region. pic.twitter.com/gaNrJwLIZC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 6, 2023