Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot (e marte) do të qëndrojë në Kosovë, një ditë pas vizitës që bëri në Serbi,
Fillimisht, Lajçak pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani në orën 14:00, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.
Lajçaku pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Të hënën ai qëndroi në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Serbia është ankuar edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që “euroja të jetë e vetmja valutë”.
“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçaku një ditë më parë për takimin me Vuçiqin.


