KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajcak: Loja ka ndërruar, Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë dritaren e mundësisë sepse s’do të rrijë e hapur përgjithmonë
Politikë

Lajcak: Loja ka ndërruar, Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë dritaren e mundësisë sepse s’do të rrijë e hapur përgjithmonë

Kosova News
Kosova News 16:53 -29/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut rreth procesit të negociatave mes dy vendeve dhe për letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ia ka dërguar BE-së duke mos e konsideruar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit si ligjërisht obligative.

Lajcak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.

Emisari sllovak ka thënë se po humbet shumë kohë për të diskutuar diçka që s’është e rëndësishme.

“Sigurisht iu takon palëve që ta caktojnë se çfarë do të thotë normalizimi. Marrëveshja që arritëm në Bruksel dhe Ohër është ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Kjo iu është thënë palëve dhe ato janë pajtuar përgjatë takimit në Ohër.

BE e ka thënë disa herë që marrëveshja është ligjërisht obligative. Pjesë të kësaj marrëveshje janë bërë pjesë të kapitullit 35 që I bie se është pjesë formale e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së. Po humbim shumë kohë për diçka që s’është shumë e rëndësishme”, ka thënë Lajcak në Dubrovnik.

Drejtuesi i këtij diskutimi, gazetari i FAZ-it Michael Martens, e ka pyetur emisarin sllovak nëse aktualisht është duke ndërmjetësuar dialogun derisa BE-ja s’ka asgjë për t’iu ofruar në këmbim dy vendeve. Lajcak lidhur me këtë ka thënë se do të pajtohej me këtë kosntatim nëse diskutimi do të bëhej para dy vitesh, por ka shtuar se tashmë loja ka ndryshuar dhe se BE-ja është serioze sa i përket anëtarësimit.

Sllovaku ka përmendur Planin e Rritjes, narrativen zyrtare për anëtarësim gradual dhe reformat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Emisari i BE-së ka thënë se tashmë ka një dritare të hapur për të gjitha vendet dhe ka motivuar shtetet e Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë mundësinë që s’kishte qenë më herët. Lajcak ka potencuar se kjo dritare s’do të qëndrojë e hapur përgjithmonë.

“Do të pajtohesha me ju nëse do të ma bëje këtë pyetje para dy vitesh, por jemi në një lojë tjetër tani dhe z. Kovakovic e tha. Është një momentum i ri, që erdhi vonë, por është këtu. BE është serioze sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. BE po merr hapa konkretë, Plani i Rritjes është një nga ta, narrative zyrtare për anëtarësim gradual është tjetër, plani i reformave për secilin partner në Ballkan Perëndimor. BE po bëhet gati për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, që s’ka qenë rasti pesë vite më parë. Por kjo dritare e mundësisë s’do të jetë e hapur përgjithmonë. Kemi motivim më të madh për partnerët tonë që ta shfrytëzojnë këtë dritare. Perspektiva e qartë evropian është prej levave që BE ka. S’ishte këtu, por është këtu tani”, ka thënë Miroslav Lajcak.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Kosova News 29/06/2024 29/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?